Jumbo, destinacioni më i dashur për të gjithë moshat për shkak të gamës së gjerë të produkteve me cilësi evropiane dhe me çmimet më të mira, tashmë u hap në Qendrën Tregtare – Central Park.
Jumbo në Central Park është i rikonceptuar për të ofruar komoditet dhe një eksperiencë gjithëpërfshirëse blerjesh.
Për afro 10 vite Jumbo ka qëndruar pranë klientëve dhe ky ndryshim vjen pikërisht si pasojë e ndërthurjes së kërkesës së tregut për më shumë lehtësi e vizibilitet të produkteve, por edhe si përpjekje për t’u përshtatur me modelet evropiane të dyqaneve të ngjashme.
Me ambiente të zhvilluara dhe modernizuara, Jumbo orientohet edhe më shumë drejt përmirësimit të mëtejshëm të shërbimit ndaj klientëve.
Një nga avantazhet e shumta të këtij koncepti janë edhe hapësirat e argëtimit për fëmijët, ku ata mund të luajnë dhe të zhvillojnë imagjinatën e tyre me produkte të ndryshme.
Leonora Huruglica, Area Manager ka thënë se: “Duke vlerësuar rëndësinë e kohës së klientëve tanë kemi thjeshtuar orientimin e tyre nëpërmjet rritjes së hapësirave të ekspozimit, duke kursyer kohë dhe patjetër duke ofruar një gamë më të gjerë produktesh’’.
Ajo tha se nga sot deri të dielën do të kenë shumë promocione dhe shumë argëtim për të gjithë familjet.
Edhe drejtori i Central Park, Fatos Bajraktari tha se kanë kënaqësinë që sot e hapën Jumbo-n më të madhe në Ballkan.
“Është një hap i madh për qendrën tonë tregtare. Është zhvendosje nga Fushë Kosova në Central Park”, ka thënë ai.
Bajraktari tha se pas Jumbo-s do të vazhdojnë dhe me brende të tjera të mëdha.
Me hapësirën e zgjeruar për të përfshirë gjithçka nga dekorimi dhe organizimi i shtëpisë te lodrat, produktet sezonale, kozmetike dhe më shumë, koncept i ri i prezantuar në Central Park sjell më shumë produkte dhe argëtim.
Një konstatim i tillë është bërë edhe nga klientët e dyqanit që kanë ndarë eksperiencën e tyre të blerjes.
Ndërkaq, Jumbo është pjesë e Grupit BALFIN, një nga grupet më të rëndësishme dhe më të suksesshme të investimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor. /Telegrafi/