Telegrafi

Julio Iglesias do të bëhet baba në moshën 74-vjeçare

“Gjykata Themelore e Valncias ka pranuar se është paraqitur kërkesa për pranimin e atësisë”, shkruan në njoftimin e gjykatës.

Julio Iglesias, 74-vjeçare me më shumë se 300 milionë albume të shitura në botë, ka njëzet ditë që t’i përgjigjet kësaj kërkesë, thotë ndër të tjerash njoftimi.

Javerie Sanchez Santos, banor i Valencias, në shtator ka dëshmuar se është fëmija i spanjollit dhe portugezes Mariaa Edite.

Ai këtë e ka dëshmuar përmes testeve të ADN-së, të cilët, me një probabilitet prej 99 për qind dëshmojnë se Iglesias është babai biologjik.

Maria Edite në vitin 1992 ka kërkuar që të Iglesias të njoh atësinë, por e njëjta është hedhur poshtë për arsye procedurale.

Fernando Osuna, avokat i Sanchez Santosit pohon se provat që posedojnë “shumëllojshmëri të mbeturash, mbi të gjitha të cigares”, të cilat janë mbledhur nga një zbulues privat në Miami, ku jeton Julio Iglesias.

Romantiku është baba i tetë fëmijëve, tre prej të cilëve i ka me Isabel Preysler, ndër të cilët edhe Enrique Iglesiasin dhe pesë të tjerë me ish-bashkëshorten, Miranda Rijnsburger. /Telegrafi/