Telegrafi

Julio Cesar zëvendësues i Van der Sar?

United është në kërkim të një portieri të ri, pasi ekziston mundësia që Van der Sar të pensionohet në fund të këtij sezoni. Holandezi tashmë disa vite e shtyn vendimin e tij, por pritet që ky sezon të jetë edhe i fundit për të.

U mendua se Foster do të mund të jetë zëvendësues i Van der Sar, por angleze nuk është duke u treguar i qëndrueshëm në paraqitjet e tija me kampionin e Ligës Premier, ashtu që skocezi do të mundohet të angazhojë një portier të klasit botëror.

Djajtë e kuq së fundi janë lidhur me shumë portierë, mes të cilëve edhe me Julio Cesar. Braziliani arriti në Inter si i panjohur, por u shndërrua në një prej portierëve më të mirë në botë në fanellën e nerazurëve.

Sipas Sunday People, United është në gjendje të ndajë 20 milionë funte për të sjellë atë në Old Trafford.