Telegrafi

Julio Cesar aludon në kalim te Arsenali

Portieri i QPR-së, që është dhe një prej legjendave të Interit, ka pranuar se ai nuk synon të largohet nga Londra, gjë që është aludim i fuqishëm se ai mund të jetë një prej top blerjeve të reja të Arsenalit pas transferimit të Higuain.

“Unë tani duhet të bëj gjërat si duhet në mënyrë që kombëtarja të më ftojë edhe për Botëror”.

“A ka thënë djali im se dëshiron të qëndrojë në Londër? Po, edhe unë dua të qëndroj këtu. Më pëlqen qyteti dhe po kënaqem duke jetuar këtu”, u shpreh Cesar. /Telegrafi/