Site icon Telegrafi

Julien Faubert, njeriu që u pagua nga Real Madrid plot 28,000 euro për minutë që të flejë në bankën rezervë

Pak mund ta kujtojë atë si një lojtar i Real Madridit, por Julien Faubert nënshkroi për Los Blancos dhjetë vjet më parë dhe u largua gjashtë muaj më vonë.

Kjo pasi ai fjeti në stol gjatë një ndeshje që e zhvillonte Real Madridi që e zhvillonte ndaj Villarrealit.

Francezi u transferua në Spanjë më 2 shkurt 2009, si huazim nga West Ham dhe arriti të luajë vetëm disa ndeshje për klubin.

Paraqitjet e tij kundër Racing Santander dhe Athletic Bilbao u harruan shpejt, pati një moment nga ndeshja kundër Villarrealit do të ishte ajo që do të mbahej në mend gjithmonë nga tifozët e Madridit.

Momenti kur kamera e kishte kapur rastësisht këtë imazh

Fauberin për minuat që i kaloi në fushë u pagua plot 28,000 euro për minutë, por ra në gjumë sa ishte duke qëndruar në stol, ndërkohë që ekipi i tij ishte duke humbur nga ‘Nëndetësja e verdhë’.

Lexo po ashtu El Clasico: Formacioni i kombinuar i Realit dhe Barçës me lojtarët që dështuan (Foto)

Nuk ishte kushedi se çfarë lojtari, por Real Madridi në atë kohë gabonte shpesh me blerjet.

Pas kësaj ai u largua nga Madridi, ku u kthye në West Ham.

Lexo po ashtu Top 15 blerjet më të këqija në histori të Real Madridit (Foto)

Më pas ai luajti edhe në Elazigspor, Bordeaux, Kilmarnock dhe Inter Turku, para se të shkonte në Indonezi te Borneo. /Telegrafi/

 

Exit mobile version