Telegrafi

Juliana Pasha thotë se performanca më e dobët në Eurovision ishte e Frederik Ndocit

Juliana Pasha është në mesin e këngëtareve që ka prekur nga afër skenën e festivalit evropian “Eurovision”.

E ftuar në “Shiko kush Luan”, artistja shqiptare është përballur me një pyetje pikante në rubrikën “Ndaje ose Haje”.

Pyetur se sipas saj, cila ka qenë performanca më e mirë dhe më e dobët e Shqipërisë në Eurovizion, këngëtarja ka preferuar të japë një përgjigje.

Juliana Pasha (Foto: YouTube)

“Më e mira ka qenë e Eugent Bushpepës dhe më e dobëta e Frederik Ndocit”, ka thënë Juliana.

Dhe jo vetëm kaq, kujtojmë se në përfaqësimin e Bushpepës në Eurovizion, Pasha e ka mbështetur publikisht këngëtarin përgjatë gjithë rrugëtimit të tij.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Juliana Pasha

Ndërkaq, këtë vit kishte polemika të shumta pas fituesit të festivalit që akoma po përfliten në shtypin rozë.

Arilena Ara me këngën “Shuj” do ta përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2020”, gjersa do këndojë në gjuhën angleze. /Telegrafi/