Telegrafi

Juliana Pasha sjell këngën e re “Yll i rrallë”

Juliana Pasha/Foto: Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Juliana Pasha, ka publikuar projektin e ri muzikor. 

“Ylli i rrallë” mban titullin kënga e re e saj, të cilën e ka shoqëruar me një video mjaft atraktive dhe verore.

Tekstin e këngës e ka shkruar Armand Trebicka, ndërsa për muzikën është përkujdesur Valter Beqo.

Juliana përkundër moshës, në këtë videoklip vjen mjaft në formë, teksa pritet që kënga të pëlqehet nga admiruesit e muzikës së saj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Juliana Pasha

Gjithashtu, ajo po vazhdon të jetë e pranishme në koncerte të ndryshme, e cila shquhet për zërin unik që posedon. /Telegrafi/