Këngëtarja Juliana Pasha ka pak kohë që është kthyer nga pushimet e saj verore në Itali.
Pas angazhimeve gjatë verës në muzikë, ajo dhe bashkëshorti i kanë dhënë vetes disa ditë pushimi, e ndërsa kanë treguar se edhe pse janë kthyer nga pushimet, vazhdojnë të jenë të angazhuar.
Juliana ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram ku shihet mjaft elegante si gjithmonë, teksa interpreton në një nga mbrëmjet muzikore ku ka qenë e ftuar për të kënduar.
Mesa duket pushimet verore nuk kanë qenë ato që i kanë dhënë fundin angazhimeve të saj në muzikë, gjë që ndodh tek shumë artistë të cilët i lënë pushimet enkas për në fund të sezonit, në mënyrë që të pushojnë ca kohë edhe kur të kthehen. /Telegrafi/