Site icon Telegrafi

Juliana Pasha e lumtur pranë bashkëshortit, shijojnë së bashku shëtitjet në Shkup (Foto)

Këngëtarja e njohur Juliana Pasha është veçuar gjithmonë për vokalin e saj të fuqishëm dhe karrierën e pasur me këngë me vlera.

Ajo dhe bashkëshorti i saj Altin Llakaj janë duke shijuar disa ditë pushimi së bashku, ndërsa duken shumë të lumtur me njëri-tjetrin.

Në rrjetin social Instagram, këngëtarja ka publikuar disa fotografi në llogarinë zyrtare, ku shfaqet bashkë me Altinit, në sheshin e Shkupit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ata duken më se të buzëqeshur, teksa pozojnë së bashku, ndërsa Juliana ka shfrytëzuar rastin për të bërë fotografi edhe pranë statujave të famshme të Shkupit.

“Një dashuri gruaje”, shkruan ajo në mbishkrimin e njërës prej fotografive, ku shfaqet pranë statujës “Mëmë dhe bijë”. /Telegrafi/

Exit mobile version