Ai është nga të paktët artistë që është i angazhuar edhe në art edhe në politikë. Julian Deda është tashmë pjesë e Partisë Demokratike dhe në intervistën e tij për Thumb të Aulonës dhe Fatmës aktori ka treguar edhe ofertën që e joshi për t’u bërë pjesë e këtij formacioni politik.
I pyetur nëse i janë ofruar favore, Juli përgjigjet: “Po, më kanë premtuar një copë tokë në Himarë dhe nja 8 mijë pallate në Tiranë”.
Sigurisht, kjo ishte një përgjigje me humor nga ana aktorit, sepse në të vërtetë ai është anëtarësuar për shkak të bindjeve të tij – të paktën kështu u shpreh për Thumb.
“Unë kam bindjet e mia! Jam i lumtur që s’i fsheh. Unë i respektoj njerëzit dhe bindjet e tyre, por dua që edhe të tjerët të më respektojnë mua për atë që mendoj”.
“Nuk jam dakord me ata që më gjykojnë mua se shpreh bindjet e mia dhe nuk gjykojnë disa njerëz të tjerë që përfitojnë nga partitë politike”, ka rrëfyer Deda.
Për sa i përket shfrytëzimit të imazhit nga partia në fjalë, Juli tregon se kjo është një gjë normale dhe se të dyja palët, edhe personi edhe partia fitojnë nga kjo gjë. /Telegrafi/