Site icon Telegrafi

Julian Deda: Si mund të rritet një fëmijë me dy baballarë?

Aktori i humorit, Julian Deda, ka dalë kundër martesave të homoseksualëve.

“Unë jam kundër martesave të të njëjtës gjini. Ajo reklama ku një fëmijë rritet me dy nëna, promovon të panatyrshmen. Siç është e panatyrshme ndërhyrja në kodin e familjes”.

“Dhe e dini pse, sepse ky kod është bërë natyrshëm për familjen tradicionale, e cila po kërcënohet përditë nga shfaqje të tilla. Unë nuk jam kundër, që çdokush të ketë familjen e tij, por do ishte mirë që familja të vazhdojë të jetë e shëndetshme, me role të ndara, ku burri bën babanë dhe gruaja bën nënën. Si mund të rritet një fëmijë me dy nëna?”.

“Mirë kjo, por akoma më e mundimshme dhe e sikletshme do ishte, që ky fëmijë të rritej me dy baballarë, kjo nuk hahet as me vaj e as me uthull”.

“Ndërkohë, që në këtë vend ka rënë flama social-politike, këta gjejnë kohë dhe guxim të promovojnë anti-familjen”, shkruan mes tjerash Deda në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version