Telegrafi

Julian Deda: Dashurinë as mos e shit, as mos tento ta blesh – thjesht dhuroje se është bio dhe zgjat

Data e 14 shkurtit simbolizon edhe ditën e të dashuruarve apo siç njihet Shën Valentini.

Shumë prej yjeve shqiptare dhe ndërkombëtare po urojnë në mënyra të ndryshme këtë datë të shënuar të kalendarit.

Natyrisht, edhe aktori i mirënjohur shqiptar, Julian Deda nuk ka qëndruar indiferent dhe ka publikuar një imazhe me bashkëshorten.

Familja e aktorit (Foto Instagram)

Në fakt, në llogarinë personale të Instagram teksa shihet në krah të së shtrenjtës grua, ka lënë edhe një mesazh kuptimplotë.

“Dashurinë as mos e shit, se nuk ta blen njeri dhe as mos tento ta blesh, se nuk ta japin false. Thjesht dhuroje, është bio dhe zgjat”, shkruan humoristi ynë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Julian Dedës

Kujtojmë se artisti dhe Armanda janë të martuar prej shumë vitesh dhe kanë dy fëmijë, djalin Mateon si dhe vajzën, Reinën.

Ndryshe, Dedën do ta shohim edhe në disa projekte televizive si dhe në skenat e teatrove shqiptare. /Telegrafi/