Telegrafi

Julian Assange: Momente nga jeta e themeluesit të WikiLeaks në ambasadën ekuadoriane, të kapura nga kamerat e sigurisë (Video)

Themeluesi i Wikileaks u mbajt i strehuar në ambasadën ekuadoriane në Londër për më shumë se shtatë vjet, para se të arrestohej të enjten.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, pamjet e marra nga kamerat e sigurisë nga El Pais, kanë treguar Assange në vendin e tij të banimit.

Lexo po ashtu Kush është Julian Assange, i arrestuar në Londër: Çfarë bëri themeluesi i WikiLeaks, pse u arrestua dhe si i kaloi shtatë vitet në azil politik (Foto/Video)

Siç thuhet tutje, ndër tjerash në to është kapur edhe momenti kur Assange kishte një përplasje edhe me një roje sigurie.

Gjithashtu, në një moment, Assange, 47 vjeç, shihet i veshur me një jelek dhe pantallona të shkurtra ndërsa përpiqet të ngasë një skateboard.

Lexo po ashtu “Nuk u dorëzua me lehtësi”: Dalin detaje të tjera rreth arrestimit të Julian Assange (Foto/Video)

Veç këtyre, pamjet thuhet se e tregojnë atë duke ia drejtuar një aparat fotografik në roje, i cili pastaj përpiqet ta rrëmbejë atë.

Disa mysafirë të Assange u larguan pasi ambasadori njoftohet se arriti në orët e hershme të mëngjesit. /Telegrafi/