Telegrafi

Julian Alvarez dyfishon epërsinë e Argjentinës kundër Australisë

Përfaqësuesja e Argjentinës ka gjetur edhe golin e dytë në ndeshjen ndaj Australisë në kuadër të 1/8-tës në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Është sulmuesi i Manchester Cityt, Julian Alvarez, i cili ka shënuar për epërsinë 2-0.

Goli i Alverezit erdhi pas një presingu te portieri në minutën e 57-të të ndeshjes.

Ky ishte goli i dytë i Alvarez në “Katar 2022”.

Goli i parë i ndeshjes u shënua nga Lionel Messi në minutën e 35-të. /Telegrafi/