Site icon Telegrafi

Julian Alvarez alarmon gjigantët evropianë me deklaratën për të ardhmen

Julian Alvarez e ka pranuar publikisht se është duke e shqyrtuar të ardhmen e tij te Manchester City.

Sulmuesi argjentinas me gjasë po e kërkon largimin, në mënyrë që të luajë më shumë.

Alvarez shprehu zhgënjimin e tij se nuk është përdorur nga Pep Guardiola në ndeshje të rëndësishme në edicionin e kaluar.

“Sezonin e kaluar, unë isha ndër lojtarët me më shumë minuta në skuadrën e Man Cityt”, ka deklaruar fillimisht sulmuesi argjentinas.

“Por është e vërtetë… në fund të fundit, nuk ju pëlqen të mbeteni jashtë ndeshjeve të rëndësishme, ju doni të kontribuoni dhe doni të luani në ato ndeshje”.

“Nuk jam ndalur të mendoj qartë se çfarë do të bëj. Kur të mbarojnë Lojërat Olimpike, do të marr kohën time për të menduar se çfarë dua për veten time”.

“Do të shohim se çfarë do të ndodh”, ka shtuar më tej Alavrez.

Thuhet se Chelsea dhe Arsenali janë duke e monitoruar situatën e tij, ndërsa në garë është edhe Atletico Madridi. /Telegrafi/

Exit mobile version