Julia Roberts ka qenë e pranishme mbrëmë në stadiumin ‘Santiago Bernabeu’, ku është zhvilluar el Clasico.
Real Madridi ka pësuar humbje aspra shikuesve të vetë me rezultat 3-2 kundër Barcelonës.
Aktorja ka takuar pas ndeshjes pothuajse të gjithë lojtarët madrilen duke përfshirë edhe trajnerin Zinedine Zidane.
Ajo shfaqi shumë emocione teksa e takoi lojtarin më të mirë në botë aktualisht Cristano Ronaldon, të cilin edhe e përqafoi, transmeton Telegrafi.
“Jam shumë e emocionuar. E gjithë familja ime është këtu dhe jemi shumë të kënaqur me këtë”, ka thënë Julia Roberts.
Theksojmë aktorja ditë më parë është shpallur femra më e bukur e vitit prej revistës “People” ndërsa është takuar edhe Lionnel Messin e Barcelonës.
Ndryshe, aktorja është fanse e zjarrtë e skuadrës së Realit ndërsa tre fëmijët e 49-vjeçares janë tifozët të Barcelonës. /Telegrafi/