Telegrafi

Julia Roberts publikon fotografi të rrallë të binjakëve të saj të cilët kanë mbushur 18 vjet

(Foto: Vanity Fair)

Njëra nga aktoret e preferuara të Hollywoodit, Julia Roberts, i ka habitur të gjithë kur ka postuar një fotografi të binjakëve në Instagram, duke pasur parasysh se ajo përpiqet ta mbajë jetën private larg syve të publikut.

Me rastin e ditëlindjes së 18-të të vajzës Hazel Patricia dhe djalit Phinnaeus Walter, aktorja ka publikuar një imazh nga koha kur binjakët ishin të vegjël.

“18. Ju dua”, ka shkruar aktorja krahas fotografisë, e cila ka mbledhur afro gjysmë milion pëlqime.

Julia ka binjakët me bashkëshortin e saj, kameramanin Daniel Moder, ndërsa kanë edhe një djalë 15 vjeçar, Henry Daniel.

Çifti u takua në xhirimet e filmit “Mexican”, në të cilin Roberts luan me Brad Pitt, ndësra Moder ishte kameraman. Ata më vonë u martuan në fermën e saj në Taos, New Mexico më 4 korrik 2002.

E ndërsa aktorja rrallë publikon fotografi private familjare, bashkëshorti i saj di të ndajë më shpesh me publikun në rrjetet sociale momentet e tyre të lumtura. /Telegrafi/