Telegrafi

Julia Roberts ndan një fotografi të rrallë krah bashkëshortit për përvjetorin e 19-të të martesës së tyre

Julia Roberts u ka dhënë fansave një vështrim të rrallë në lidhje me romancën e saj me Daniel Moder, bashkëshortin e saj prej gati 20 vitesh.

Performuesja e “Pretty Woman”, 53 vjeçe, ndau një selfie të ëmbël në Instagram të dielën, për të shënuar përvjetorin e 19-të të martesës.

“19 vjet. Sapo filluam”, shkroi Roberts krahas postimit.

Moder, 52 vjeç, u takua me aktoren në fillimet e vitit 2000 në xhirimet e filmit “The Mexican”, derisa Moder punonte si kineast.

Dyshja u martuan në Taos, Meksikë, më 4 korrik të vitit 2002 dhe që nga atëherë kanë mirëpritur tre fëmijë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Julia Roberts

Në 2018, Roberts u ngacmua për dashurinë që ndan me Moder për Extra dhe e quajti atë një ‘qenie njerëzore të mrekullueshme’ duke shtuar se ‘argëtohen tejet shumë’.

Julia dhe Daniel (Foto: Getty Images)

Julia është e njohur për paraqitjet e saj në filmat si: “Notting Hill”, “The Pelican Brief”, “Mystic Pizza”, “Eat, Pray, Love” etj. /Telegrafi/