Site icon Telegrafi

Julia Roberts: Mjaft më me maska!

Prej 27 vitesh Julia Roberts e ka bërë botën të dashurohet me të, me buzëqeshjen e madhe të “Gruas së bukur” dhe personalitetin e fortë të “Erin Brockovich”, por vitet e fundit ajo është duke bërë një tjetër të mirë të madhe për botën: është duke i thënë në sy asaj që dukja nuk është më e rëndësishmja.

Së fundmi është bërë një postim në faqen e Facebook-it që përmban informacione mbi të, me një foto pa grim dhe me një shënim të 47-vjeçares, e cila është duke shijuar pa pengje tërheqjen nga bota e showbiz-it, për të vlerësuar familjen dhe ngjarjet e rëndësishme.

Ja çfarë shkruan ajo dhe çfarë do i bënte kujtdo, mirë, ta dëgjonte.

“Perfeksioni është një sëmundje e këtij vendi. Ne mbulojmë fytyrat me tonelatat grimi. Ne bëjmë botox dhe ngordhim urie për të arritur masën e duhur. Ne mundohemi të rregullojmë diçka, por ti nuk mund të rregullosh diçka që nuk e shikon. Është shpirti që ka nevojë për ndërhyrje. Është koha të ndalemi pak. Si pret që dikush tjetër të të dojë, nëse ti nuk do veten? Ti duhet të jesh i lumtur me veten. Nuk ka rëndësi si dukesh nga jashtë, ajo që është brenda ka vlerë. Sot, dua të hedh një foto pa grim. E di që kam rrudha në lëkurë, por sot dua që të shihni përtej kësaj. Dua të përqafoj veten time të vërtetë dhe dua që dhe ju të doni atë që jeni në mënyrën si jeni dhe të ndjeni dashuri për veten thjesht ashtu siç jeni.”

Një motivim që pak dëgjohet në mes të një bote që reklamon të kundërtën.
 

Exit mobile version