Telegrafi

Julia Roberts: Martin Luther King Jr. pagoi faturën e spitalit për lindjen time

Julia Roberts zbuloi se i ndjeri, Martin Luther King Jr dhe gruaja e tij, Coretta Scott King, paguan faturën e spitalit për lindjen e saj pasi prindërit e saj nuk mund ta përballonin atë.

Ndërsa në bisedë me Gayle King, ylli i “Erin Brockovich” shpjegoi se prindërit e saj u miqësuan me Kings ndërsa jetonin në Atlanta dhe drejtonin një shkollë teatri.

“Një ditë Coretta telefonoi nënën time dhe e pyeti nëse fëmijët e saj mund të ishin pjesë e shkollës sepse e kishin të vështirë të gjenin një vend që do t’i pranonte fëmijët e saj”, tha Roberts.

Kings u miqësuan me prindërit e Roberts pasi hapën një shkollë teatri në Atlanta (Foto: Shutterstock)

“Mamaja ime tha: “Sigurisht, hajde”, dhe kështu u bënë miq dhe na ndihmuan të dilnim nga një gjendje e vështirë”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Julia Roberts

Vendimi i prindërve të Roberts ishte i “jashtëzakonshëm” sepse njerëzit nuk shihnin “fëmijë të vegjël me ngjyrë që ndërvepronin me fëmijët e tjerë në shkollën e aktrimit” në atë kohë.

Aktorja e “Ticket to Paradise” ndërkohë festoi ditëlindjen e 55-të të premten, teksa ndau një fotografi në rrjete sociale.

“Duke ndjerë dashurinë dhe magjinë në ditëlindjen time të 55-të”, kishte shkruar artistja e njohur.

E njëjta është ë martuar prej vitesh me Danny Moder dhe kanë bashkë fëmijët: Hazel, Phinnaeus dhe Henry.

Nga ana tjetër, theksojmë që Martin Luther King humbi jetën në mënyrë tragjike duke shërbyer dhe udhëhequr Lëvizjen për të Drejtat Civile në Memfis. /Telegrafi/