Julia Roberts zbuloi se i ndjeri, Martin Luther King Jr dhe gruaja e tij, Coretta Scott King, paguan faturën e spitalit për lindjen e saj pasi prindërit e saj nuk mund ta përballonin atë.
Ndërsa në bisedë me Gayle King, ylli i “Erin Brockovich” shpjegoi se prindërit e saj u miqësuan me Kings ndërsa jetonin në Atlanta dhe drejtonin një shkollë teatri.
“Një ditë Coretta telefonoi nënën time dhe e pyeti nëse fëmijët e saj mund të ishin pjesë e shkollës sepse e kishin të vështirë të gjenin një vend që do t’i pranonte fëmijët e saj”, tha Roberts.
“Mamaja ime tha: “Sigurisht, hajde”, dhe kështu u bënë miq dhe na ndihmuan të dilnim nga një gjendje e vështirë”.
Vendimi i prindërve të Roberts ishte i “jashtëzakonshëm” sepse njerëzit nuk shihnin “fëmijë të vegjël me ngjyrë që ndërvepronin me fëmijët e tjerë në shkollën e aktrimit” në atë kohë.
Aktorja e “Ticket to Paradise” ndërkohë festoi ditëlindjen e 55-të të premten, teksa ndau një fotografi në rrjete sociale.
“Duke ndjerë dashurinë dhe magjinë në ditëlindjen time të 55-të”, kishte shkruar artistja e njohur.
E njëjta është ë martuar prej vitesh me Danny Moder dhe kanë bashkë fëmijët: Hazel, Phinnaeus dhe Henry.
Nga ana tjetër, theksojmë që Martin Luther King humbi jetën në mënyrë tragjike duke shërbyer dhe udhëhequr Lëvizjen për të Drejtat Civile në Memfis. /Telegrafi/