Departamenti i Shëndetit Publik në Kaliforni ka deklaruar se ‘mund të ketë përfitim’ nga vendosja e maskës në ambiente të jashtme gjatë pandemisë së coronavirusit.
Por, Julia Roberts vendosi të dalë pa maskë të mërkurën, ndërsa shëtiste qenët e saj rreth Malibu.
Aktorja 52-vjeçare kishte zgjedhur një palë pantallona të gjera të errëta për shëtitjen.
Fituesja e “Oscar” zgjodhi të dukej e thjesht në paraqitjen e saj për shëtitjen e pranverës.
Në këmbët e saj, biondja kishte të veshur një palë atlete.
Julia po ashtu mbrojti sytë kundër shkëlqimit kalifornian me një palë syze të veçanta, të cilat e bënë të duken me plot stil.
Ndërsa serioziteti i pandemisë coronavirus është vazhdimisht duke u rritur, Roberts ka zgjedhur të përdorë Instagramin e saj personal si një mjet për të komunikuar rëndësinë e vetë-izolimit.
Në mes të marsit, zonja e famshme ndau një ‘selfie’ pa grim si pjesë e një sfide të vetme që i detyroi pjesëmarrësit të rendisnin arsyet për të cilat ‘qëndrojnë në shtëpi’.
“Unë qëndroj në shtëpi për të qenë pjesë e zgjidhjes. Të gjithë, rrini në shtëpi. Është gjëja e duhur për të bërë”, ka thënë ajo. /Telegrafi/