Telegrafi

Julia Roberts: Kur e takova për herë të parë Henryn, këmbët më janë dridhur

Dashuria e tyre lindi gjatë xhirimeve filmike dhe takim i rastësishëm ishte fatale.

Bëhet fjalë për romancën mes Julia Robertsit dhe Henry Moderin, të cilët kanë 17 vjet që janë së bashku.

Lexo po ashtu Julia Roberts: Nuk dua të luajë më role romantike

“Kur e pashë për herë të parë, këmbët filluan të më dridhen”, shpjegoi fillimisht Julia Roberts.

“Kur e takova ndjeva “dridhje”. Nuk munda të ndalojë së menduari për atë”, kështu e përshkroi takimin e parë me bashkëshortin aktual.

Dashuria mes tyre ishte gjithmonë e fortë dhe plot pasion gjersa aktorja shpesh theksoi se padyshim që Henry është dashuria e jetës së saj.

Edhe pas një kohe të gjatë aktorja nuk ishte në gjendje që të mbetet shtatzënë, ata filluan të mendojnë për adoptimin e një fëmijëve, por pikërisht në atëkohë lindën binjakët, 14-vjeçarët Hazel dhe Phinnaeus.

Ndryshe, Robert është duke punuar në projekte të reja filmike që do të shfaqen gjatë vitit në ekranet e mëdha të kinemave botërore. /Telegrafi/