Julia Roberts është një ndër aktoret më të mira në botën e industrisë amerikane.
Aktorja nuk shquhet për ndonjë skandal dhe rrallëherë është pjesë e mediave rozë.
Por, së fundi 50-vjeçarja thuhet se është përndjekur nga fantazmat gjatë xhirimeve të një filmi në New York.
Në fakt, bukuroshja gjatë xhirimeve të filmit “Ben Is Back” gjendej në një varrezë, ku në ato momente pretendon se është ‘shtyrë’ nga një fuqi mbinatyrore.
“Ndërsa Julia po merrte pozicion për të xhiruar skenën pranë varreve, ajo papritmas ndjeu dikë apo diçka e shtyu”, tha për mediat amerikane një burim i afërt me aktoren.
Duke folur për revistën Star në Amerikë, burimi shtoi “Ajo u kthye shpejt, por nuk pa asgjë përreth! Julia mendoi se po tallej ndonjë pjesëtar i ekuipazhit”.
Ndryshe, filmin pritet ta shohim gjatë këtij viti në ekranet e mëdha të kinemave. /Telegrafi/