Site icon Telegrafi

Julia Roberts i bashkohet rrjeteve sociale, imazhi i parë merr mijëra pëlqime

attends the "Money Monster" premiere during the 69th annual Cannes Film Festival at the Palais des Festivals on May 12, 2016 in Cannes, France.

Julia Roberts është një ndër aktoret më të famshme në rrafshin ndërkombëtar.

Ajo deri më tani shumë pak i ka shfrytëzuar rrjetet sociale dhe se për këtë ishte kritikuar prej ekspertëve të artit.

Por, duket se bukuroshja hollivudiane ka ndryshuar mendim dhe ka hapur llogari zyrtare edhe në Instagram.

Madje, artistja ka publikuar edhe fotografinë e parë në këtë rrjet social që ka marrë mijëra pëlqime brenda 24 orëve.

Ylli i filmit “Pretty Woman” shihet në imazh e veshur në një fanellë të zezë me etiketë “dashurie” si dhe xhinse të shkurtra.

Lexo po ashtu Po vlerësohet si trend i 2018 stili i ri i flokëve të Julia Roberts (Foto)

Theksojmë se fotografinë e parë në ndonjë rrjet social e ka shoqëruar me vetëm një fjali, “Përshëndetje”.

Kujtojmë se njëherë fituesja e çmimit Oscar dhe njëkohësisht 50-vjeçarja nuk ka llogari zyrtare në Twitter ose Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version