Modelja amerikane, Julia Fox, ka shëtitur rrugëve të New Yorkut me të brendshme miniaturë duke i lënë pak vend imagjinatës.
33-vjeçarja kishte veshur sutjena metalike që mezi ia mbulonin thimthat. Ajo e kompletoi dukjen me një pallto lëkure, çizme, çantë, grim të theksuar dhe model flokësh të drejtë.
Julia mori pjesë në Javën e Modës në New York së bashku me shumë yje të tjerë, duke përfshirë Emily Ratajkowski, Teyana Taylor, Leni Klum etj.
Modelja u bë e famshme për lidhjen me Kanye West, mirëpo dashuria e tyre nuk zgjati dhe ata u ndanë pas vetëm dy muajsh.
Kohët e fundit, filluan të përhapen thashethemet se Julia kishte humbur peshë duke përdorur injeksionin e insulinës Ozempic. Por, ajo kishte mohuar një gjë të tillë. /Telegrafi/