Ajo është gjithmonë interesante për mediat botërore për shkak të publikimeve provokuese, por edhe për jetën dhe lidhjet e dështuara të dashurisë.
Aktorja dhe modelja, Julia Fox, e cila më parë ka qenë në lidhje me Kanye West, tërhoqi vëmendje të pabesueshme në Londër me stilin që zgjodhi, i cili bëri të gjithë sytë drejt saj.
Me këtë rast kishte veshur një fustan të gjatë me vija me një dekolte të madhe, por edhe të prera në zonën e ijëve dhe pakkush mund t’i largonte sytë nga figura e saj.
Krahas kreacionit të modës, ajo mbante edhe një çantë të bardhë të pazakontë.
Zeshkania fatale trondit botën rregullisht me zgjedhjet e e modës, duke pasur një shije interesante sikurse edhe e dashura e tanishme e West, Bianca Censori. /Telegrafi/