Site icon Telegrafi

Julia Fox mahnit me një dukje tejet unike, teksa doli në New York

Julia Fox bëri një shfaqje të guximshme të modës, teksa doli në New Jork të shtunën.

Aktorja e “Uncut Gems”, 34 vjeçe, shfaqi figurën e saj me një bluzë të verdhë të veshur, të shoqëruar me një xhaketë gri.

Ndërsa barku i Julias ka të ngjarë të tërhiqte vëmendjen, po ashtu ishte zgjedhja e saj shumë e pazakontë e fundeve – një fund i cili dukej se ishte ndërtuar nga pantallona të shkurta, shkruan DailyMail.

Sido që të jetë, ajo e ka punuar pamjen e shokuar tamam si një modele në pistë.

Julia – e cila kohët e fundit u bë brune – kaloi në trotuar me duart e saj në brezin e pjesës së poshtme, sikur të ishte duke ecur në një pasarelë.

Zgjedhja e saj në grim ishte po aq magjepsëse.

Ajo u lye me një nuancë sysh të verdhë neoni.

Flokët e saj bionde u frynë nga flladi ndërsa ajo ecte me këmbë nëpër ‘xhunglën’ e betonit. /Telegrafi/

Exit mobile version