Telegrafi

Jules Kounde do të mund të largohet nga Barcelona nëse klubi nuk arrin ta regjistrojë deri më 1 shtator

Mediat spanjolle shkruajnë se kontrata e Jules Kounde ka të njëjtën klauzolë largimi që kishin Andreas Christensen dhe Franck Kessie.

Nëse Barcelona nuk e regjistron atë para 31 gushtit, ai do të ishte i lirë.

Dy të parët tashmë janë regjistruar, por francezi është ende në pritje të lëvizjeve të Barcelonës për tu regjistruar në La Liga.

Megjithatë, është një mundësi që klubi e përjashton plotësisht, pasi janë të bindur se do të mund ta regjistrojnë futbollistin francez para kësaj date.

Për të arritur këtë, po punohen me dy emra: Aubameyang dhe Memphis.

Nëse largohen, Barça do të fitojë hapësirë ​​pagash për të regjistruar Kounden dhe Marcos Alonson. Prioriteti për momentin është Kounde, edhe pse për momentin duket e vështirë mbyllja e regjistrimit të tij përpara të dielës, ditën kur Barcelona përballet me Real Sociedad në xhiron e dytë të La Ligës.

Prania e tij nuk përjashtohet, por varet nga mënyra se si do të evoluojnë largimet e Aubameyang te Chelsea dhe Memphis te Juventus.

Kounde ka luajtur një ndeshje me fanellën e Barçës kundër Pumas, por nuk hyri në listën e skuadrës kundër Rayos pasi nuk ishte regjistruar.

Francezi ka mbërritur këtë verë nga Sevilla si një nga nënshkrimet kryesore. /Telegrafi/