Julen Lopetegui arriti që t’i mundësojë Sevillës ecurinë e shkëlqyer në Ligën e Evropës, duke e mposhtur 3-2 Interin në finale.
Skuadra spanjolle e fitoi trofeun e gjashtë në histori, në gjashtë finale të luajtura, derisa për trajnerin kjo do të thoshte shumë.
Lopetegui kishte një periudhë të vështirë në këto vitet e fundit, duke pasur shkarkime të njëpasnjëshme.
💔 Sacked by Spain two days before the World Cup
😢 Sacked by Real Madrid after only 4 months
👑 Leads Sevilla to their sixth #UEL title in his first season in charge!
Julen Lopetegui deserves tonight more than anyone 👏pic.twitter.com/XnWpisQvYc
— The Sun Football ⚽ (@TheSunFootball) August 21, 2020
Spanjolli ishte shkarkuar nga Real Madridi për rezultate të dobëta, derisa e njëjta gjë i kishte ndodhur edhe te kombëtarja e Spanjës.
Dy ditë para se të fillonte Kupa e Botës, Furia e Kuqe kishte shkarkuar trajnerin shkaku i negociatave me Los Blancos.
Por, ky vit edhe pse i vështirë, ishte me fat për Lopeteguin që arriti të eliminonte Interin në finale, e më pas shpërtheu në lot gëzimi. /Telegrafi/