Julian Deda është një nga aktorët e njohur të humorit, i cili aktualisht është pjesë e një spektakli mjaft të ndjekur në Vizion Plus, Apartamenti 2XL.
Mirëpo, a e keni menduar ndonjëherë çfarë do të ishte bërë ai, po të mos ishte aktor.
Pikërisht kësaj pyetjeje Juli i është përgjigjur në emisionin Thumb, të Aulonës dhe Fatmës në ABC News.
“Mund të isha bërë një jurist, sepse bëhej fjalë për gjimnazin e ’97-ës. Do të isha bërë si gjithë të tjerët, si 99 për qind e të tjerëve apo çunave të asaj kohe”.
“Mund të isha bërë edhe futbollist, por s’do të kisha shkëlqyer”, është shprehur aktori i njohur. /Telegrafi/