Banorët e Big Brother VIP Albania 3 duket se po ruajnë raporte me njëri-tjetrin.
Disa prej tyre po vijojnë të takohen, e ka edhe prej atyre që nuk flasin pas hatërmbetjeve që kanë pasur brenda shtëpisë.
Julian Deda ka treguar së fundmi marrëdhënien që ka me modelen Rike Roçi.
Përkundër thashethemeve, ai zbulon se flasin akoma dhe ruajnë raporte të mira.
“Dhe mos më akuzoni më që nuk flas me Riken”, u shpreh ai.
Të njëjtit shihen duke komunikuar përmes telefonit, në pamundësi për t’u takuar live.
Rike tani ka filluar punën në Top Channel në një program që ka të bëjë me sportin. /Telegrafi/