Site icon Telegrafi

Jul Deda kritikon Albano Bogdon: Më ka ardhur keq që ka arritur në atë derexhe

Aktori i njohur, Julian Deda, ka reaguar pas një intervistë të dhënë nga kolegu i tij Albano Bodgo, në të cilën gjatë bisedës përdorte fjalë banale.

Në një reagim të bërë në rrjetet sociale, ish-banori i Big Brother VIP Albania 3 shprehet se ndihet i keqardhur kur shikon që kolegu i tij ‘ka rënë në këtë derexhe’.

Ai thotë tutje se nuk ka nevojë të bie në këtë nivel të të folurit sepse ka talent dhe është i formuar, e se publikun e ka fituar me talent.

Foto: TikTok

Reagimi i plotë i Julit:

“Kam parë shumë video virale të bëra kohët e fundit, ku në qendër të videove është kolegu im, që kam bërë humor. Me thënë të vërtetën më ka ardhur keq që e kam parë në atë derexhe fjalori, jo se unë jam ëngjëll në të folur, por ka një gjë, ekrani në përgjithësi ka një lloj etike. E kërkon një lloj etike, për të cilën unë tregoj kujdes.

Nuk jam kundër përmendjes së disa fjalëve tek tuk, aty ku shkon, rri fiks, por nëse bëhet qëllim në vetvete nuk është më art. Prandaj them që duhet të kemi shumë kujdes. Unë personin në fjalë e kam pasur koleg dhe e kam koleg, është shumë i talentuar, por kur e shikoj në këto lloj rrethanash them pse, arsyet pse është në këtë derexhe.

Ti vëlla nuk ke nevojë të shkosh në këtë lloj niveli sepse ti ke talent. E ke fituar publikun me talentin dhe humorin tënd. E kuptoj kur je nëpër lokale, ose ambiente më intime, por në televizion, ka etikë, aq më tepër orari kur transmetohet”. /Telegrafi/

@juldeda_Me shume dashamiresi…!♬ original sound – Jul Deda
Exit mobile version