Shi, shi dhe vetëm shi në Gjermani në javët e fundit.
Por nga shirat e dendura dy ditët e fundit rrezikohet jugu gjerman.
Nga rreziku i përmbytjeve janë të prekura dy lande, Bavaria dhe landi Baden-Vyrtemberg.
Në këto lande është në fuqi shkalla më e lartë e alarmit, ndërkohë që disa qarqe gjermane në jug shpallën ndërkohë gjendjen e katastrofës.
Në shumë rajone priten përmbytje, madje flitet për përmbytje të shekullit, sepse niveli i ujërave të lumenjve po rritet me shpejtësi.
Në Mekenbeuern 1300 vetë duhet të largoheshin nga shtëpitë për shkak të rrezikut akut të përmbytjeve.
Edhe në rajone të tjera janë evuakuuar banorët në jugun gjerman.
Në Sigmarszell, qarkun Lindau natën e së shtunës ranë 100 litra për 1 metër katror. /dw/