Ministria e ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor, respektivisht Inspektoriati shtetëror për ambient jetësor, në pajtimme Ligjin për ambient jetësor, sot ka sjellë vendim për vazhdimin e ndalimit të punës së kombinatit Jugohrom për 90 ditë tjera, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Vendimi, siç njofton ministria në fjalë, vjen pas mbikëqyrjes së radhës të Inspektoriatit Shtetëror, që ka konstatuar se Jugohrom nuk i plotësoi aktivitetet e parapara në Planin Operativ, ku parashihet edhe vendosja e sistemit të filtrimit./Telegrafi/