Telegrafi

“Jugohrom fillon me punë në maj ose qershor me filtra për pastrim”

Fabrika Jugohrom nga Jegunovca duhet të fillojë me punë në fund të muajit maj ose fillim të muajit qershor të vitit të ardhshëm, me filtra të vendosur për pastrim në furrat 7 dhe 8.

Zv.kryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev, Vasko Skenderovski përfaqësues i Jugohromit dhe Bajram Amiti nga Sindikata e të punësuarve në Jugohrom, sot nënshkruan memorandum për mirëkuptim, me të cilin mundësohet që kjo fabrikë të vazhdojë të punojë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Fabrika do të vazhdojë të punojë, pronari do të investojë në sistemin për pastrim, gjegjësisht vendosjen e filtrave, ndërsa qeveria detyrohet të servisojë sa më shpejtë procedurat administrative, ndërkaq punëtorët marrin siguri se do të vazhdojnë të punojnë “, tha Angjushev.

Investimin për sistemin për pastrim e siguron pronari i Jugohromit, ndërsa vlerësimi i përgjithshëm vlerësohet të jetë 12 milionë euro, kurse vetëm për furrat 7 dhe 8 është 4.5 milionë euro./Telegrafi/