Një djalë i ri i quajtur Caleb Cha arrin të krijojë vizatime të papara nëpër kafe, dhe madje mban titullin e kampionit të vitit 2015 në zonën ku jeton.
I rritur në Seul në Korenë Jugore, ai ka punuar si konsulent financiar, por gjithmonë kishte ndjerë thellë në shpirt se diçka i mungon, transmeton Telegrafi.
Dhe kështu një ditë vendosi të zhvendoset në Australi, por problemi qëndronte se askush nuk dëshironte ta punësonte.
Ai ka pranuar haptazi se ky fakt e kishte brengosur mjaft, por më vonë e kishte kuptuar se Melbourne është një vend ku çmohet shumë kafeja që konsumohet në masë të madhe.
Dhe prej atij momenti vendosi që kreativitetin e tij ta shfaq në vizatime të ndryshme në shkumën e kafesë. /Telegrafi/