Telegrafi

Jude Law befason me martesën e fshehtë me psikologen që është 14 vjet më e re se ai

Jude Law (Foto: Jeff Spicer/Getty Images/Guliver)

Jude Law është i njohur për lidhje të shumta që nga ndarja prej gruas së tij të parë (para 16 vitesh), ndërsa tash është martuar sërish.

Aktori anglez e ka kurorëzuar me martesë lidhjen e tij katërvjeçare me psikologen Dr Phillipa Coan, e cila është 32 vjeçare, 14 vjet me e re se aktori.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Jude Law

Çifti ka mbajtur një ceremoni të fshehtë në Londër, ku i kanë shkëmbyer betimet në prezencë të familjarëve dhe miqve të ngushtë.

Vendimi për martesë shënon një ndryshim të madh në mënyrën jetësore te Law, i cili ishte etiketuar si “i pashpresë” në këtë aspekt. Por, ai ka arritur të sistemohet në një lidhje serioze.

Kur u martua me gruan e tij të parë, Sadie Frost, Jude ishte pjesë e një grupi të të famshmëve në Londrën Veriore, të cilët ishin të njohur për konsumim të madh të alkoolit, drogës dhe lidhjeve të shkurtra. Mirëpo, tash si një 46 vjeçar, ai e ka lënë pas vetes atë mënyrë të jetesës. /Telegrafi/