Telegrafi

Jude Bellingham tashmë po planifikon për hapin e ardhshëm në karrierë, ka paraqitur dokumentet zyrtare

Jude Bellingham raportohet se tashmë po planifikon jetën pas futbollit, pasi kanë fillua raportimet se ai ka filluar një biznes.

20-vjeçari është padyshim lojtari më në formë në futbollin botëror për momentin pas një fillimi të jashtëzakonshëm të aventurës në Real Madrid.

Pasi trashëgoi fanellën me numrin pesë, që ishte bartë në të kaluarën nga legjenda Zinedine Zidane, Bellingham ka shënuar 13 gola në 14 ndeshje për klubin.

Lexo po ashtu Football Manager parashikon dhjetë fituesit e ardhshëm të Topit të Artë nga viti 2024 deri në 2033

Ndërsa anglezi mund të ketë ende 15 vite të tjera në nivelin më të lartë, Daily Star thotë se ai i ka sytë nga e ardhmja.

Produkti i akademisë së Birmingham City ka paraqitur marka zyrtare në Zyrën e Pronësisë Intelektuale të Mbretërisë së Bashkuar në emrin ‘Jude Bellingham’ për mundësi në fusha si ushqimi, alkooli dhe veshmbathjet.

Atij i është dhënë një mbrojtje ligjore dhjetëvjeçare për të tregtuar produktet, por zhvillimi i madh është se Bellingham po kërkon të hyjë në sigurinë e shtëpisë.

Lexo po ashtu Messi emëroi një lojtar të Real Madridit që mund të fitojë Topin e Artë - nuk është Bellingham

Një seksion në dokumentet e markës tregtare thotë: “Shërbimet e sigurisë për mbrojtjen fizike të pronës së prekshme dhe të individëve”.

Ai vjen pasi një mori futbollistësh ishin viktima të vjedhjeve në shtëpitë e tyre, duke përfshirë Raheem Sterling, Victor Lindelof, Paul Pogba, Jesse Lingard, Joao Cancelo, Pierre-Emerick Aubameyang, Alex Oxlade-Chamberlain, Tahith Chong dhe Ashley Cole.

Prindërit e Bellingham, Mark dhe Denise veprojnë si agjentë të tij dhe janë në qendër të të gjitha vendimeve të tij jashtë fushës. /Telegrafi/