Telegrafi

Jude Bellingham spektakolar në fitoren komode të Real Madridit ndaj Almerias

Real Madridi ka fituar 3-1 në udhëtim te Almeria në kuadër të javës së dytë në La Liga.

Pas vetëm tre minutash lojë, vendasit kaluan në eposi me anë të Sergio Arribas, që u asistua prej Robertones.

Por, Los Blancos i barazuan shifrat në 1-1 me golin e realizuar prej Jude Bellingham në minutën e 19-të.

Derisa po përfundonte pjesa e parë, madrilenët menduan se kishin përmbysur rezultatin me anë të Toni Kroos (45+5’), por që në ndërtim të aksionit ishte shkaktuar faul.

Pjesa e dytë ishte e dominua nga mysafirët, që ia dolën të shënonin dy gola.

Bellingham realizoi edhe golin e dytë te Real Madridi në minutën e 60-të me një asistim të Kroos.

Anglezi më pas ndryshoi rol nga golashënues në asistues, pasi shërbeu mjaft mirë Vinicius Juniorin (73’) për 3-1.

Pas javës së dytë, Real Madridi është lider me gjashtë pikë, ndërsa në xhiron e tretë takohet me Celta Vigon. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore