Mesfushori 21-vjeçar i Real Madridit, Jude Bellingham, duket se ka nisur një lidhje të re me modelen amerikane të Instagramit, Ashlyn Castro.
Çifti u vu re për herë të parë së bashku gjatë një ndeshjeje të Champions League, ku Ashlyn takoi prindërit e Bellingham, Denise dhe Mark, në Bernabéu.
Ajo madje ndau një përqafim të ngrohtë me mamanë e Jude, duke nxitur spekulime për seriozitetin e marrëdhënies.
Të nesërmen, Jude dhe Ashlyn u panë duke shijuar një drekë në Madrid, duke konfirmuar më tej thashethemet për një romancë mes tyre.
Burimet thonë se ata nisën të komunikonin pasi shkëmbyen pëlqime në Instagram.
Ashlyn, 27 vjeçe dhe me 148,000 ndjekës në Instagram, është një figurë e njohur në rrjetet sociale dhe më parë ka qenë e lidhur me personalitete të njohura si aktori Michael B. Jordan dhe ylli i NBA-së LaMelo Ball.
Romanca me Ashlyn duket të jetë më serioze, sidomos pas prezantimit të saj me familjen e Jude.
Fansat janë të interesuar për të parë si do të zhvillohet ky kapitull i ri për futbollistin premtues dhe partneren e tij të re. /Telegrafi/