Telegrafi

Jude Bellingham vihet në situatë të vështirë para ndeshjes me Man Cityn

Duket se të gjithë duan ta shikojnë Jude Bellinghamin në aksion në Ligën e Kampionëve në stadiumin Etihad të mërkurën mbrëma.

Anglezi do të përballet me Manchester Cityn në ndeshjen e dytë çerekfinale, hera e parë që ai luan në Angli që nga transferimi i tij i suksesshëm në Real Madrid.

Kjo do të thotë se familja e tij, miqtë dhe pothuajse të gjithë ata që ka takuar ndonjëherë duan të jenë personalisht në stadium.

Lexo po ashtu Para ndeshjes me Man Cityn, kamerat kapin një veprim befasues nga lojtarët e Real Madridit

Madje, 20-vjeçari ka thënë se i është dashur të marrë disa masa drastike për të shmangur disa kërkesa për bileta.

Ai tha për TNT Sports para ndeshjes: “Sinqerisht, më është dashur të fik telefonin tim disa herë dhe të shmangë disa njerëz që nuk doja, por ka shumë familje që vijnë kështu që duhet të jetë një ditë e mirë”.

Lexo po ashtu Sonte mund të rishkruhet historia në Ligën e Kampionëve me dy ndeshjet derbi

Ndeshja e parë përfundoi 3-3 në “Santiago Bernabeu”, ndërsa sonte nga ora 21:00 do të përcaktohet se kush kalon në gjysmëfinale.

Bellingham iu bashkua Real Madridit në verë nga Borussia Dortmund në një marrëveshje me vlerë fillestare 103 milionë euro. /Telegrafi/