Historiani dhe njohësi i rrjedhave në Ballkan, Tim Judah ka përcjellur përmes “Twitter”-it fjalimin e presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovskit.
Ai, ka thënë se Pendarovski “sapo ka bërë një apel pasionant duke kërkuar që kufijtë e Serbisë dhe Kosovës të mos preken, duke dhënë argumente se ndikimi në Maqedoni të Veriut dhe Bosnjë do të ishte i pashmangshëm”.
“Ai nuk po e fsheh se sa i shqetësuar është”, shkruan ai.
@SPendarovski the president of North Macedonia just made a passionate appeal asking that the borders of Serbia and Kosovo not be touched – arguing spill over to North Macedonia and Bosnia & Herzegovina would be inevitable. He is not hiding how worried he is. #bih #kosovo pic.twitter.com/YhHQpcUoUx
— Tim Judah (@timjudah1) March 9, 2020