Site icon Telegrafi

Juani kinez mund të futet në rezervat e FMN-së

Juani kinez ka një rast të fortë për t’u futur në shportën e rezervave valutore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), gjatë vendimit në fillimit të Nëntorit.
Kina po bën progres në krijimin e infrastrukturës së duhur të tregut, që nevojitet për të bërë Juanin apo Renminbin, plotësisht të konvertueshëm. Komentet vijnë nga Katharine Braddick, anëtarja britanike e Komisionit te Shërbimeve Financiare të BE-së.

Konvertueshmëria është kusht qendror për përfshirjen në shportën e të drejtave speciale të tërheqjes të Fondit Monetar Ndërkombëtar, një monedhë virtual e që përcakton vlerën e rezervave të FMN-së dhe pagesat e saj emergjente ndaj vendeve anëtare.

“Unë mendoj se ka një bazë të shëndoshë evidence, por Fondi Monetar Ndërkombëtar do ta shoh këtë në shumë detaje”, Thotë Katharine ndërsa pyetej nëse Britania e mbështet pranimin e Juanit.

Kur çështja e të drejtave special të tërheqjes (SDR) u shfaq nëpër takimet e pranverës të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Sekretari amerikan i thesarit Jack lew tha se Juani nuk ishte ende gati për t’u përfshirë, por muajin e kaluar ai shprehu një vlerësim pozitiv, për sa kohë që Kina kryen reformat e premtuara.

Bankierë dhe ekonomistë thanë se ekzistojnë ende probleme me likuiditetin në tregjet e Juanit, kryesisht lidhur me mungesën e një tregu lehtësisht të arritshëm në bonot Qeveritare kineze. Shumë theksuan se vendimi mbi këtë shportë, që pritet nga FMN-ja nga fillimi i nëntorit, mund të jetë një pikë kthese për zhvillimin e juanit dhe hapjen e tregjeve të kapitalit të Kinës. /Telegrafi/

Exit mobile version