Telegrafi

Juani i dobët pengesë për ekonomin globale

Kryeministri i Luksemburgut, Zhan Klod Xhanker, tha në Bruksel se nga vlerësimi i monedhës kineze do të përfitonin, si Kina, ashtu edhe ekonomia globale.
Xhanker keto komente i bërë pas takimit me kryeministrin kinez Uen Xhiabao në kuadër të takimit dy-ditor mes Bashkimit Evropian dhe vendeve aziatike.

Në bisedime morën pjesë edhe Komisioneri Evropian për Çështjet Monetare, Olli Ren dhe Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane Zhan Klod Trichet.

Xhanker i cili është edhe zëdhënësi i vendeve evropiane pranoi vendimin e Kinës në qershor për ta bërë më fleksibël shkëmbimin e juanit, por tha se Pekini duhet të bëjë më tepër për ta përmirësuar politikën monetare të vendit.

SHBA dhe Evropa thonë se një juan i nënvlerësuar e shton koston e eksporteve të tyre në Kinë, ndërsa ul koston e importeve kineze. /Telegrafi/