Telegrafi

Juande Ramos trajner i ri i CSKA Moskës

Zico e mori drejtimin e CSKA Moskës nga Valeri Gazaev dhe arriti ta fitojë Kupën dhe Superkupën e Rusisë.

CSKA pjesën më të madhe të sezonit ishte në mesin e liderëve, por një rënie e formës në periudhën e fundit, bëri që klubi të gjendet në pozitën e katërt me 10 pikë prapa Rubin Kazan. Kjo solli edhe largimin e brazilianit dhe caktimin e Ramos në vend të tij.

“Pasi të gjitha palët arritën marrëveshje, u morr vendimi që nga sot marrëveshja mes Zico dhe CSKA Moskës të prishet. Falënderojmë për kohën e kaluar në klub dhe fitoret në Kupën dhe Superkupën e Rusisë, që u fituan nën drejtimin e tij”, thuhet në deklaratën e klubit rus.

Në të njëjtën kohë, Juande Ramos ka pohuar kalimin në klubin rus me anë të një deklarate në faqen e tij zyrtare.

“Ata janë ekip me histori edhe pse nuk kishin fat në ndeshjet kontinentale. Jemi të bindur se mund të kemi një sezon të mirë në Ligën e Kampionëve dhe do të punojmë me ngulm për këtë”, ka thënë Ramos.