Telegrafi

Juan Mata me kontratë të re me Valencian

21-vjeçari ka pranuar një ngritje të dukshme të pagës por kohëzgjatja e kontratës ka mbetur po e njëjta, pa vazhdim, ashtu siç ka mbetur e pandryshuar edhe klauzula e lëshimit të tij, 90 milionë euro.

Marrëveshja do të thotë se anësori ende është i kontraktuar nga klubi deri në vitin 2012, andaj klubet të cilat thuhet se janë të interesuar për lojtarin, si Liverpool dhe Barcelona, do të vazhdojnë të përcjellin situatën.

“Ky është çmimi për dy sezonet e shkëlqyeshme të cilat ai i ka zhvilluar në klub,. Ne jemi të kënaqur pas takimit të fundit”, ka thënë babai dhe agjenti i lojtarit, Juan Manuel./Telegrafi/