Telegrafi

Juan Mata: Hazard ishte më i miri në Ligën Premier, por i pafat te Real Madridi

Juan Mata ka thënë se Eden Hazard sa ishte pjesë e Chelseat, ka qenë lojtari më i mirë që ka pasur Liga Premier.

Mesfushori spanjoll ka zbuluar se ai pëlqente shumë të luante me të kur ishin së bashku te The Blues, mirëpo edhe kundër tij.

“Lojtari më i mirë i Ligës Premier. Dua të them se lojtari që më pëlqente shumë të luaja me të dhe kundër tij është Eden Hazard”, ka thënë Mata.

“Për mua, për shumë vite, ai është më i miri në ligë. Ai mund t’i fitonte vetë ndeshjet. Unë stërvitesha bashkë me të dhe e dija se sa i mirë mund të bëhej ai”.

“Ai ka qenë shumë i pafat gjatë kësaj periudhe me Real Madridi me disa lëndime, por jam i sigurt se ai do ta tregojë nivelin e tij të vërtetë kur të jetë në gjendje të mirë fizike dhe të mos i jetë i lënduar më”, ka shtuar më tej ai.

Hazard duket se ka shtuar peshë më shumë te Los Blancos dhe kjo duke se po ndikon në lëndimet e tij të shpeshta. /Telegrafi/