Site icon Telegrafi

Juan Guaidon e presin keq turma e nervozuar në vendlindje: Vrasës, e ke shitur vendin

Lideri i opozitës dhe i vetëshpalluri president i Venezuelës, Juan Guaido, është rikthyer në vendlindje pas një turneu ndërkombëtar, ku në aeroportin e Karakasit e ka pritur masa e nervozuar.

“Vrasës, e ke shitur vendin”, dëgjohen duke bërtitur qytetarët e mbledhur pranë aeroportit. Në aeroportin “Simon Bolivar”, problemet filluan ende pa kaluar përmes pikave të kontrollit, transmeton Telegrafi.

Duke biseduar me një punonjës në sportel, një grua i tha Guaidos se ka shitur vendin. Ajo kishte veshur një bluzë të kuqe që vazhdimisht i veshin përkrahësit e presidentit venezuelas, Nicolas Maduro.

Sikur kjo të mos i mjaftonte, ajo i hodhi një gotë me ujë edhe pse presidentin e vetëshpallur e prisnin jashtë përkrahësit e tij.

Si rezultat i kësaj janë përleshur dy grupet, kurse Guaido ka arritur t’i shmanget masës dhe të futet në veturë pa ndonjë lëndim. Demonstruesit e irrituar e godisnin veturën me grushta dhe hidhnin mjetet të forta. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version