Klubi i Juventusit ka njoftuar se Juan Cuadrado ka pasur një operacion të suksesshëm në gjurin e tij të majtë.
Anësori kolumbian u lëndua kundër Young Boys në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Atij i është dashur të operohet para pushimit të dimrit.
“Sot, Juan Cuadrados iu dha një trajtim në gjurin e tij të majtë për lëndimin e meniskut të jashtëm të marr nga një goditje e pësuar gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Young Boys në Bernë”
“Ndërhyrja është kryer në Barcelonë nga Dr. Cugat, dhe e asistuar nga Udhëheqësi i Shtabit Mjekësor të Juventusit, Dr. Claudio Rigo dhe ishte plotësisht i suksesshëm”.
“Lojtari do të fillojë procesin e rimëkëmbjes në ditët e ardhshme”, thuhet në një deklaratë për media në faqen e Bianconerëve.
Juventusi të shtunën e zhvillon ndeshjen e fundit për edicionin vjeshtor kundër Sampdorias. /Telegrafi/